
Dan Bent ka shkruar histori duke u bërë lojtari i parë nga Gjibraltari që shënon për një skuadër të huaj në kompeticionet evropiane, pikërisht në ndeshjen kundër Prishtinës në raundin e dytë të kualifikimeve të UEFA Conference League.
Pas ndeshjes, Bent u shpreh modest dhe i fokusuar te skuadra, duke theksuar rëndësinë e golit për kalimin në raundin tjetër, përcjellë “Kërlacki”.
“Jam i lumtur për këtë arritje, por gjithsesi çdo gol është gol i skuadrës. Jam i kënaqur që ai na ndihmoi për t’u kualifikuar. Nuk luajtëm aq mirë, por kualifikimi është i rëndësishëm. Punuam shumë, skuadra dha gjithçka dhe morëm rezultatin tonë. Golin e pësojmë pas një gabimi, që gjithsesi ndodh, por qëndruam në planin tonë të lojës dhe ia dolëm në fund”, deklaroi ai.

Trajneri i Larnes, Nathan Rooney, pas ndeshjes u shpreh i emocionuar për kualifikimin.
“Ishte një mbrëmje e gjatë. Jemi shumë të lumtur që e arritëm këtë. E nisëm dobët, nuk po luanim lojën tonë. Në pushimin mes pjesëve ndryshova disa gjëra, u hapëm më shumë në fushë. I lodhëm fizikisht. Dhe kur arrin ta bësh këtë, fitorja ka edhe më shumë kuptim”, tha Rooney.
Ai shprehu respekt për Prishtinën, por vuri në pah karakterin dhe qëndrueshmërinë e ekipit të tij:
“Respekt për Prishtinën, janë një skuadër e mirë. Por ne po e përballojmë gjithçka në një nivel të qëndrueshmërisë. Po luajmë me zemër dhe kjo, ndonjëherë, më bën më të lumtur sesa vetë loja e futbollit”, shtoi ai.
Trajneri i Larnes: E lodhëm fizikisht Prishtinën, skuadra ime la shpirtin në fushë!