Besnik Krasniqi, 19-paraqitje në Evropë

Besnik Krasniqi
Besnik Krasniqi

Besnik Krasniqi ka debutuar si profesionist që në vitin 2008 me fanellën e FC Prishtina. Një ndër pak futbollistë që kanë nisur etapen e të luajturit futboll shumë kohë pra pranimit ndërkombëtar (2016) dhe ende janë skenë.

Nga pranimi deri tani ka ngritje të madhe të profesionalizmit

“Pa dyshim, ka pasur një rritje të madhe në profesionalizëm, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj prej kohës kur kemi debutuar në Evropë. Punojmë shumë në aspektin taktik, fizik, por edhe jashtë stërvitjes është gjithçka ndryshe – duke filluar nga pushimi apo ushqimi. Vazhdon të na mungojnë vetëm fushat apo kampet stërvitore. Klubet do të përfitonin shumë nëse do t’i investonin në këtë aspekt, kjo dukshëm do të ndihmonte në zhvillimin e futbollit”, ka treguar dallimin ndërmjet kohësh, Krasniqi.

Edhe pse 35 vjeç, edhe pse me moshën që mund të quajmë veteran, Besnik Krasniqi vazhdon të mbetët mbrojtësi i djathtë më i mirë në Superligën e Kosovës. Në edicionin 2024/25 ka regjistruar 45 paraqitje në tre garat zyrtare, 11 gola të shënuar dhe 10 asistime.

Besnik Krasniqi
Besnik Krasniqi

Krasniqi ka debutuar në ndeshje ndërkombëtare, nga viti 2021, kur me sapo të shpallurën kampion pas tetë vitesh, FC Prishtina, ku kishte regjistruar edhe asistimin e parë dhe gjer më sot nuk ka munguar më. Ky do të jetë viti i gjashtë rresht në përballjen e sotme ndaj Differdange dhe njëkohësisht e 20-ta jubilare.

Rikthimi i vitit të kaluar me Audën nuk harrohet

“Kam pasur disa momente të mira në Evropë, si me Prishtinën, po ashtu edhe me Dritën. Por, patjetër do ta veçoja momentin e fitores kundër Audës, një rikthim i rëndësishëm rezultati në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ vitin e kaluar, ndeshje edhe ku kam shënuar golin e vetëm në Evropë”, kujton momentin më të mirë Besnik Krasniqi.

“Babika”, ashtu siç e thërasin të njohurit e tij, ka regjisruar dy asistime në 19-paraqitjet e Evropës. Një asistim ka me Dritën në Conferenë League dhe një me Prishtinën në edicionin e tij debutues dhe të parë në Champions.

Kartoni i kuq me Legia-n penalizoi skuadrën

“Në minutën e 30-të u ndëshkuam me karton të kuq ndaj Legia, gjë që ndikoi shumë në lojën tonë. Deri atëherë kishim bërë një paraqitje të shkëlqyer, dhe mendoj se rezultati nuk do të duhej të ishte ai që doli”, ka treguar edhe momentin më të keq në Evropë, po ashtu në edicionin e kaluar”, tha për “Kërlaçki.com”, Krasniqi.

Krasniqi në Evropë ka regjistruar 4 ndeshje në Champions League me Prishtinën dhe 15 në Conference League me Dritën.
Ka arritur 7 fitore (4 me Prishtinën, prej tyre 2 në Champions dhe 3 me Dritën të gjitha në Conference.
Ka barazuar 2 herë me Dritën dhe ka pësuar 10 humbje (4 Pri – 6 Dri).
Dhe ka vetëm një ndeshje të pazhvilluar, më 2024, përballjen kthyese me Breidablik pas kartonit të kuq në ndeshjen e parë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.