Biletat në shitje për ndeshjen Kosovë – Zvicër, më 18 nëntor në Fadil Vokrri

Interesimi për këtë ndeshje pritet të jetë i lartë, ndaj tifozët këshillohen të sigurojnë biletat sa më parë. Ndeshja pritet të jetë një përballje emocionuese, duke pasur parasysh edhe lidhjen e veçantë që ekziston mes dy kombëtareve.

Çmimet e biletave janë si më poshtë:

  • Tribunat Veri dhe Jug – 10 euro

  • Tribuna Lindje – 20 euro

  • Tribuna Perëndim – 30 euro

  • VIP – 100 euro

Federata e Futbollit e Kosovës ka hapur zyrtarisht shitjen e biletave për ndeshjen e shumëpritur mes Kosovës dhe Zvicrës, e cila do të zhvillohet më 18 nëntor 2025, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Për të gjithë tifozët që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj sfide të veçantë, biletat mund të blihen online në linkun zyrtar:
🔗 ebileta.al