
Kalimi i Leon Avdullahut nga Zvicra te Kosova ka bërë bujë të madhe në javët e fundit, me pritje të larta për mesfushorin e talentuar të Hoffenheim.
Avdullahu debutoi për “Dardanët” pikërisht kundër Zvicrës, duke startuar në mesfushë.
Mirëpo, ndeshja e parë nuk shkoi siç ishte ëndërruar: Kosova pësoi humbje të thellë 4:0, ndërsa paraqitja e tij u vlerësua si e vështirë.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e kishte quajtur Avdullahun “Granit Xhaka i Kosovës”, por në përballjen direkte me kapitenin e Zvicrës, mesfushori i ri u dominua dhe nuk arriti të bëjë diferencën.
Gazeta zvicerane Blick shkroi se “Avdullahu përjetoi makth në vendin e debutimit të ëndrrave”, duke analizuar paraqitjen e tij.
Gabimet e lojtarit ranë më shumë në sy, edhe për faktin se pritjet ndaj tij ishin të mëdha.