Kalo te përmbajtja
Dienstag, 11 August 2026
Futboll Internacional

Carlo Ancelotti dënohet me një vit burg!

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Brazilit dhe ish-trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është dënuar me një vit burgim dhe një gjobë prej 386,000 eurosh nga Gjykata Provinciale e Madridit, pasi u shpall fajtor për mashtrim tatimor që daton nga viti 2014.

Rasti lidhet me të ardhura të padeklaruara nga të drejtat e imazhit gjatë periudhës së parë të tij si trajner i Real Madridit, mes viteve 2013 dhe 2015, raporton „Kërlaçki“.

Ancelotti, 65 vjeç, ishte shfajësuar nga një akuzë e ngjashme në vitin 2015, pasi gjykata nuk kishte mundur të vërtetonte se ai kishte kaluar mjaftueshëm kohë në Spanjë atë vit për të pasur detyrime tatimore. Ndryshe nga ajo rast, kësaj here autoritetet tatimore spanjolle arritën të provojnë se ai nuk kishte përmbushur detyrimet ndaj shtetit për fitimet nga të drejtat e imazhit.

Prokuroria kishte kërkuar fillimisht një dënim prej katër vitesh e nëntë muaj burg, si dhe një gjobë në vlerën e 3.2 milionë eurove, por gjykata vendosi një masë më të lehtë pas seancave të mbajtura më 2 dhe 3 prill. Në dëshminë e tij, Ancelotti mohoi çdo qëllim për mashtrim dhe deklaroi se përgjegjësinë për deklarimin korrekt të të ardhurave nga të drejtat e imazhit e kishte klubi madrilen.

“Nuk kam pasur kurrë qëllim të shmang taksat. Unë negocova një pagë neto prej 6 milionë eurosh në vit. Nuk jam ekspert në çështjet fiskale dhe as që i kam dhënë rëndësi të drejtave të imazhit,” citohet të ketë thënë trajneri italian, sipas të përditshmes Marca.

504525308 17915945769109639 7674641779682838322 n

Lër një koment