Alcaraz
Carlos Alcaraz është kampioni i ri i US Open 2025, pasi mposhti Jannik Sinner në një finale të shumëpritur mes dy tenistëve më të mirë në botë. Me fitoren 6-2, 3-6, 6-1, 6-4, Alcaraz rrëmbeu titullin e tij të pestë në një Grand Slam dhe konfirmoi dominimin në skenën ndërkombëtare të tenisit.
Ndeshja, e zhvilluar në “Arthur Ashe Stadium” në New York, zgjati 2 orë e 41 minuta dhe tregoi edhe një herë karakterin e hekurt të spanjollit 22-vjeçar. Alcaraz ishte më i saktë në momentet vendimtare, duke fituar 85% të pikëve pas shërbimit të parë dhe duke shpëtuar katër nga pesë brejkpalla që përballoi.
Ky ishte Grand Slami i dytë për Alcaraz këtë sezon, pas fitores në Roland Garros. Ai gjithashtu ka fituar dy herë Wimbledon-in dhe tani plotëson koleksionin me US Open, ku më parë kishte triumfuar edhe në vitin 2022.
Titujt Grand Slam të Alcaraz deri tani:
-
Roland Garros – 2024, 2025
-
Wimbledon – 2023, 2024
-
US Open – 2022, 2025
Përballë tij,
, numri 2 i botës, bëri një paraqitje dinjitoze, por nuk mundi të përsëritë formën e gjysmëfinales ku eliminoi Felix Auger-Aliassime. Për Sinner, kjo ishte finalja e dytë Grand Slam në karrierë, pas asaj të Australian Open.
Alcaraz tashmë është vetëm 22 vjeç dhe ka fituar 22 tituj ATP, duke u bërë një nga emrat më të frikshëm në histori që në një moshë kaq të re. Ai është gjithashtu lojtari i dytë në epokën Open që fiton pesë finalet e para të një Grand Slam – pas legjendës Roger Federer.
Arina Sabalenka mbron titullin në US Open
Numri një e botës për femra, Arina Sabalenka, ka arritur të mbrojë titullin e saj në US Open, pasi mposhti në finale amerikanen Amanda Anisimova me rezultatin 6-3, 7-6 në New York.
Ndeshja zgjati një orë e 36 minuta dhe ishte e luftuar, me të dyja tenistet që arritën të realizonin nga disa brejka. Sabalenka i mori pesë herë shërbimin Anisimovës, ndërsa kjo e fundit bëri katër brejka ndaj bjeloruses.
Ky është titulli i 21-të në karrierë për Sabalenkën dhe i katërti në një turne Grand Slam. Ndërkohë, për Anisimovën ky ishte finalja e dytë në një Grand Slam, pas asaj të Wimbledonit të këtij viti, ku u mposht nga Iga Świątek.
