Shkendija
Shkëndija e Tetovës ka arritur kualifikimin duke kaluar në raundin e dytë të UEFA Champions League. Kuqezinjtë e tetovës, kampionë të Maqedonisë së Veriut, kanë eliminuar në ndeshje dramatike kampionët e Uellsit, TNS – 2-1.

Shkëndija erdhi te epërsia në minutën e 18-të nëpërmjet Tamba, por shpejtë u shokuan nga pak tentime e mysafirëve kur në minutën e 38-të barazoi Williams.
Shkëndija pati një mori rastesh dhe tentimesh të pafund, por ndeshja në kohën e rregullt u mbyll pa fitues, 1-1, njëjtë kurse në ndeshjen e parë, veçse pa gola, 0-0.
Edhe në vazhdim të lojës skuadra shqiptare nuk rreshti së sulmuari dhe krijuari, por goli erdhi vetëm pesë minuta para fundit të krejt takimit. Në minutën e 115-të, Ademi nga e djathta krijoi rrëmujë para portës së mysafirëve, ndërsa topi në rrjetë u dërgua nga futbollisti mysafir, Bodenham.
Në raund të dytë, Shkëndija do të takohet me ish-kampionët evropian, skuadrën rumune, ish-Steaua, tani FCSB.
Goli i kualifikimit