Chad Brown i bashkohet Trepçë

Chad Brown
Chad Brown

Skuadra e Trepçës ka zyrtarizuar përforcimin e radhës për sezonin e ri: qendërmbrojtësin amerikan Chad Brown (28), i gjatë 206 centimetra.

Brown vjen nga ekipi Titanes në Republikën Domenikane, ku ka fituar titullin kampion. Karriera e tij përfshin eksperienca të shumta në ligat elitare evropiane: në Superligën e Greqisë ka luajtur për Charilaos, Peristeri dhe Apollon Patras; në Turqi ka përfaqësuar Merkezefendin, ndërsa në Izrael ka qenë pjesë e Hapoel Galil Gilboa.

chad brown
Chad Brown

Ai ka luajtur gjithashtu në Poloni me King Szczecin dhe në Bundesligën gjermane me Giessen 46ers. Përveç aventurave evropiane, Brown ka qenë pjesë e G League amerikane me skuadrën Texas Legends.

Me këtë përforcim, Trepça synon të rrisë forcën në repartin e qendrës dhe të garojë fuqishëm për objektivat e sezonit.