
Chelsea dhe PSG do të përballen në finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube, që zhvillohet në “MetLife Stadium” në New Jersey, duke nisur nga ora 21:00 sipas orës sonë lokale.
Te “Blutë”, nga minuta e parë luajnë dy përforcimet e reja, Liam Delap dhe João Pedro.
Braziliani debutoi në gjysmëfinale ndaj ish-skuadrës së tij, Fluminense, ku shënoi dy golat vendimtarë.
Në formacion titullar rikthehet edhe Moisés Caicedo, i cili kishte pasur probleme fizike por është gati për finalen e sotme.
Te parizienët mungojnë Lucas Hernandez dhe Willian Pacho për shkak kartonësh, por trajneri Luis Enrique ka vendosur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm.
Formacionet zyrtare:
Chelsea: Sánchez; Gusto, Colwill, Chalobah, Cucurella; James, Caicedo, Enzo Fernández; Pedro Neto, Palmer; João Pedro.
PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Nuno Mendes; Vitinha, Fabián Ruiz, João Neves; Doué, Dembélé, Kvaratskhelia.