Zum Inhalt springen
bu 780x439 1

Çiftet e javës së dytë në Superligën e Kosovës – na presin përballje të forta

Von
1 Min. Lesezeit

Superliga e Kosovës vazhdon të dielen me ndeshjet e javës së dytë, ku ekipet synojnë të konsolidojnë pozitat e tyre dhe të sigurojnë fitore të rëndësishme, për disa të parat.

Java e dytë sjell përballje interesante dhe sfida të forta, ku si kryendeshje shihet përballja mes Prishtinës dhe Llapit në “Fadil Vokrri”, që do të zhvillohet të dielën nga ora 20:45.

Drita do të luajë ndaj Drenicës, ky takim do të shtyhet, pasi Drita në mesjavën e ardhshme udhëton në Luksemburg.

prishtina 780x439 1
Prishtina – Llapi

Prishtina e Re kërkon të tregojë forcën e saj sërish, kësaj radhe ndaj Ferizajt, ndërsa Ballkani pret Malishevën.

Në një tjetër ndeshje të fortë, Dukagjini do të sfidojë Gjilanin, në një duel të fortë, siç dinë të zhvillojnë këto ekipe.

502228752 1292562722877220 3929306416767272320 n
Dukagjini – Gjilani

Tifozët mund të presin emocione, gola dhe momente vendimtare, ndërsa skuadrat do të luftojnë për të marrë avantazhin e parë në këtë sezon të Superligës.


📅 𝙀 𝙙𝙞𝙚𝙡 , 24.08.2025
⏰ 16:30 | Prishtina e Re – Ferizaj (Lipjan)
⏰ 16:30 | Ballkani – Malisheva
⏰ 16:30 | Dukagjini – Gjilani
⏰ 16:30 | Drita – Drenica (luhet më vonë)
⏰ 20:45 | Prishtina – Llapi

Teilen: Facebook X