Daku shënon golin e tetë me Rubin Kazanin, por nuk është titullar te Kombëtarja

Rubin Kazan po zhvillon ndeshjen e javës së tetë në elitën e futbollit rus kundër Dinamo Makhachkala, ku po udhëheq falë golit të Mirlind Dakut.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi në minutën e 27-të nga penalltia, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, ku aktivizohen gjithashtu edhe shqiptarët Veldin Hoxha dhe Dardan Shabanhaxhaj.
Ky ishte goli i tetë sezonal për Dakun, i shtati në kampionat dhe një në Kupë. Megjithatë, pavarësisht formës së lartë, 26-vjeçari nuk gjen hapësira si titullar në Kombëtaren shqiptare, ku në ndeshjen e fundit ndaj Letonisë u aktivizua vetëm në minutën e 82-të.


