Debatik Curri ishte shumë pranë fitores së dytë me Gjilanin në Suharekë, por skuadra e tij u ndal nga Ballkani vetëm pak minuta para fundit të takimit. Me këtë rezultat, Curri regjistron barazimin e 12-të në karrierën e tij si kryetrajner.
Edhe pse prej kohësh është i përfshirë në botën e trajningut, Curri ka udhëhequr si kryetrajner vetëm 29 ndeshje deri më tani. Me Prishtinën, në 27 sfida zyrtare, kishte arritur 11 fitore, 11 barazime dhe 5 humbje – një bilanc interesant që shfaq një profil të qëndrueshëm, por jo dominues.

Te Gjilani, ai nisi me fitore ndaj Prishtinës së Re në javën e 9-të të Superligës. Sot, në javën e 10-të, ishte pranë një tjetër fitoreje të madhe ndaj Ballkanit, por fundi dramatik i ndeshjes solli barazimin e radhës në karrierë.
Kështu, bilanci aktual i Currit si trajner kryesor është: 12 fitore, 12 barazime dhe 5 humbje.
Gjilani me këtë pikë shkon në kuotën e 11 pikëve dhe pozicionohet i shtati në tabelë. Ballkani, ndërkohë, mbetet i dyti me 19 pikë, tri më pak se lideri Prishtina – që sonte në orën 18:30 pret Dukagjinin në ndeshjen e fundit të javës.