Delije
Gjatë ndeshjes Crvena Zvezda – Lech Poznan nuk pati incidente në stadium, por disa orë pas përfundimit të takimit situata ndryshoi.
Në internet është publikuar një video tronditëse ku tifozët e Crvena Zvezdës, të maskuar dhe të pajisur me shkopinj e leva, ecin në autostradë pranë pikës së karburantit “Zmaj”.
Sipas faqes “Hooligans.cz” në Instagram, përcjellë Kërlaçki, e cila ka shpërndarë videon, rreth 200 anëtarë të grupit “Delije” kanë sulmuar tifozë polakë që po largoheshin nga Beogradi me disa automjete, rreth orës 04:30 të mëngjesit, mes të martës dhe të mërkurës.
Në pamje shihen persona që godasin automjetet me shkopinj.
Çuditërisht, sipas raportimeve, mes palëve kishte një marrëveshje për të shmangur sulmet, por diçka ka “thyer” situatën. Thuhet se tifozët polakë kishin propozuar një përleshje “të ndershme”, por as “Delije” e as grupet e tjera serbe nuk kishin treguar interes. Në rrjete sociale janë bërë edhe kritika ndaj “Delijeve” për pritën e organizuar në autostradë.
Çfarëdo qoftë arsyeja, ngjarja është një njollë e rëndë për imazhin e Serbisë, pasi tregon se persona të armatosur dhe të maskuar mund të qarkullojnë lirshëm në rrugët dhe autostradat e vendit.
12.08.2025, Crvena Zvezda🇷🇸 vs Lech Poznań🇵🇱, ~200 Delije attacked after match Lech Poznań cars returning to Poland. Delije with tools, Lech Poznań only with hands, click for more here: https://t.co/9rMuUQ3JTh
All in one place. Tap to download.
🔗 https://t.co/FXnrFRp1rX pic.twitter.com/hVcCrUxnMX— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) August 13, 2025
Në momentin kur tifozët polakë po ktheheshin në shtëpi. “Delije” i kanë pritur në autostradë, ku i kanë sulmuar dhe kanë lënduar katër prej tyre.
Raportohet se, para se të largoheshin nga Beogradi, ata kishin siguruar armë të improvizuara dhe kishin vendosur shkopinj brenda automjeteve të tyre.
Ni navijači Leha nisu bili bez oružja pic.twitter.com/mLd2op4sVY
— Jaime (@abubekir_oumaru) August 13, 2025