96121747911068

Prishtina - Llapi

Prishtina dhe Llapi përballen në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës, një duel që vitet e fundit ka fituar intensitet të madh dhe është kthyer në rivalitet rajonal.

Statistikat janë të qarta – në 10 ndeshjet e fundit mes tyre, 7 herë ka triumfuar barazimi, duke e bërë këtë rezultatin më të zakonshëm.

Prishtina ka arritur vetëm 2 fitore, por ajo më e ëmbla erdhi në finalen e Kupës së Kosovës, ku bardhekaltrit siguruan trofeun.
Llapi nga ana tjetër ka vetëm 1 fitore, të shënuar më 28 prill 2024 në “Fadil Vokrri” me rezultat minimal 1-0.

fb img 1756022885945
Prishtina – Llapi

Ndeshja e fundit, siç e përmendëm, ishte finalja dramatike e Kupës ku Prishtina fitoi falë golit vendimtar të Albin Krasniqit.

Në start të sezonit, Arsim Thaçi debutoi me fitore 3-2 në Klinë ndaj Dukagjinit, ndërsa Tahir Batatina dhe djemtë e tij morën një pikë në Skenderaj, pas barazimit pa gola me Drenicën.

499994755 1375399657559363 432545837634703231 n
Arsim Thaqi

Sot në mbrëmje, kryeqyteti ndizet për një derbi që premton shumë.

screenshot 2025 08 24 115434 1
Dhjetë përballjet mes Prishtinës dhe Llapit