Diar Vokrri karrierën do ta vazhdojë tek FC Ballkani, ka njoftuar KF Llapi në një njoftim për media në faqen e saj në facebook. Por, vetë klubi i FC Ballkanit ende nuk ka reaguar.

“Klubet kanë rënë dakord për të gjitha detajet e transferimit, ndërsa Vokrri do t’i bashkohet menjëherë skuadrës suharekase për angazhimet ndërkombëtare”, thuhet në vazhdim të kumunikatës së klubit në fjalë.
21-vjeçari Vokrri gjatë periudhës së tij me fanellën bardhekaltër ka regjistruar 71 paraqitje zyrtare në të gjitha garat dhe ka kontribuar me 7 asistime, ndërsa vije nga Shkolla e futbollit të FC Llapi.
Mbrojtësi i djathtë i Llapit më parë ishte kërkuar edhe nga FC Prishtina.
Kurse, skuadra e Tahit Batatinës sot ka prezantuar tre futbollistë të transferuar, që të tre edhe më parë kishin veshur fanellëbn e kaltër, Bujar Idrizi dhe Fuad Ajvazi dhe Adem Maliqi, ndërsa nga Bosnja dhe Hercegovina është sjellë Enedin Mulalić, po ashtu mbrojtës i djathtë.