Zum Inhalt springen
ballkani drenica e1762549186138

Nesër dhe pasnesër katër duelet në Superligë – më e rëndësishmja në Skenderaj

Von
2 Min. Lesezeit

Java e 13-të e AlbiMall Superligës nis nesër me superduelin, Drenica – Ballkani.

Dueli tjetër është në “Zahir Pajaziti” ndërmjet Llapit dhe Prishtinës së Re, e cila humbjen e fundit e ka kundër Llapit më 14 shtator (1-0).

Në anën tjetër, Llapi, pas tre dueleve pa humbje (2 fitore e 1 barazim), ku ndër to fitoi ndaj Prishtinës, u ndal në Gjilan nga kampionët e Dritës.

Llapi është në mesin e tabelës me 16 pikë. Fitorja i jep shpresë për luftë për kreun, humbja e fut sërish në vallen e luftës për mbetje në Superligë.

Në anën tjetër, mësohet se Shpetim Babaj ka marrë mbështetjen e kryetarit të klubit, dhe tani me vetëbesim do t’ia mësyjë “Zahir Pajazitit” për fitoren e tretë. Përndryshe, aktualisht janë 4 pikë larg vendit të parafundit, Gjilanit.

prishtina e re llapi

Në derbin e javës, ndërmjet Drenicës dhe Ballkanit, të mundshme janë të tre rezultatet. Drenica, pas fitores me Dritën në “Bajram Aliu”, kishte plot 4 humbje rresht, pastaj një pikë me Prishtinën e Re, dhe sikur e kanë marrë veten. Por, Ballkani mbetet absolutisht favorit, edhe pse në javën e fundit lëshoi pikë ndaj Ferizajit.

Trekampionët janë vetëm tri pikë larg Prishtinës dhe e kanë të hapur rrugën për ta sulmuar titullin e katërt. Ballkani si mysafir ka pësuar vetëm një humbje, atë ndaj Prishtinës, ndërsa ka mbrojtjen më të mirë në ligë me vetëm 8 gola të pranuar. Po ashtu, është skuadra me mbrojtjen më të mirë si mysafire, me vetëm 5 gola të pranuar.

Drenica, në anën tjetër, si vendase ka bilanc krejtësisht të barabartë: 2 fitore, 2 barazime, 2 humbje dhe 11:10 golaverazh. Së bashku me Dritën dhe Dukagjinin, ka sulmin e dytë më efikas si vendase, me 11 gola të shënuar (e para është Llapi me 14 gola).

Ballkani ka fituar duelin e parë në Suharekë, 3-0, ndërsa që nga viti 2018 ka një bilanc mbresëlënës prej 14 fitoresh dhe vetëm 3 humbjesh ndaj kuqezinjve.

Në 6 përballjet e fundit Ballkani ka 5 fitore dhe 1 barazim!
Ferizaj – Dukagjini dhe Malisheva – Gjilani zhvillohen të dielën, të gjitha me fillim nga ora 13:00. Ndërsa ndeshja Drita – Prishtina është shtyrë.
Teilen: Facebook X