Zum Inhalt springen
Drita

Differdange – Drita 0-1, Kampionët e Kosovës kualifikohen në Ligën e Konferencës

Von
2 Min. Lesezeit

Drita arrin kualifikim historik në Ligën e Konferencës. Mposht Differdange sonte në Lukemburg 1-0 me golin e Besnik Krasniqit nga penalltia dhe me rezultat të përgjithshëm prej 3-1 arrin sukses historik.

Përfundon ndeshja, Drita ka arritur kualifikim historik.

DIFFERDANGE – DRITA 0-1

93′ Abazaj në debutimin e tij me Dritën mund të shënohej në listën e realizesëve, lëshon rast me portier.

73′ Maloku shpëton sërish skuadrën e Dritës. Mbrojtja e Dritës sonte “nxirret” nga gardiani i tyre me përvojë.

63′ Maloku shpëton edhe njëherë skuadrën tonë.

https://www.facebook.com/stories/193059615603113/UzpfSVNDOjE0NjUzMjgxMTQ3NzgwMDU=/?view_single=1

62′ GOOOL Besnik Krasniqi ka shënuar nga pika e bardhë – 0:1. Tusha u pengua gjatë depërtimit në zonë, kurse gjyqtarët pas shikimit të VAR-it vendosën për penallti.

45’+3 Krasniqi harkon, Tusha me kokë gjuan pak mbi portë, rast ideal shënimi.

26′ Mustafa ka qëlluar traversën. Dominim i Dritës.

7′ Maloku pret një gjuajtje ballore.

3′ Karton i kuq për numrin 9 të Differdange Andreas Buch.

diff-dri
diff-dri

PJESA E PARË

Drita ka dominuar pjesën e parë ndaj Differdange, por pa arritur të shënojë, ndonëse ka pasur disa raste të pastra për gol.

Skuadra jonë pati epërsinë numerike që në minutën e 3-të, pasi Andreas Buch i Differdange u ndëshkua me karton të kuq. Me një lojtar më shumë, Drita shtoi presionin.

Në minutën e 26-të, Mustafa goditi traversën, duke qenë shumë pranë golit. Në fund të pjesës së parë, Krasniqi harkoi saktë dhe Tusha goditi me kokë, por topi shkoi pak mbi portë.

Portieri Maloku u tregua vendimtar në minutën e 7-të duke pritur një rast të rrezikshëm të vendasve.

Pjesa e parë përfundon 0-0, por me Dritën në kontroll të plotë të lojës.

Përbërja e Dritës

Arb Manaj do të jetë lideri në sulm, i përkrahur nga Almir Ajzeraj dhe Veton Tusha.

Ilir Mustafa do të luajë prapa tyre, ndërsa në mesfushë më të tërhequr do të jenë Albert Dabiqaj dhe Vesel Limaj.

Në mbrojtje do të jenë katër lojtarë: Egzon Bejtullai dhe Blerton Sheji në qendër, Besnik Krasniqi në krahun e djathtë dhe Raddy Ovouka në krahun e majtë. Në portë do të qëndrojë Faton Maloku.

img 4391
Formacioni zyrtar
Teilen: Facebook X