Dinamo eliminon Hajdukun – Ilir Daja e bën sërish historinë

Dinamo City
Dinamo City

Dinamo e Tiranës ka arritur të përmbysë rezultatin dhe të eliminojë Hajdukun e Splitit nga Liga e Konferencës, duke siguruar kalimin në fazën “playoff”. Trajneri Ilir Daja, i njohur për suksesin e tij historik me Skënderbeun ndaj Dinamo Zagrebit, tani ka lënë jashtë kompeticionit edhe një tjetër emër të madh kroat – Hajdukun.

Ecuria dramatike e ndeshjes:

  • 14′ GOL! Zabergja shënon për Dinamon – një goditje e saktë nga distanca i jep epërsinë skuadrës tiranase pas një fillimi më të mirë.

  • 79′ Karton i kuq për Bamba – lojtari i Hajdukut ndëshkohet me të kuq, duke lënë ekipin me një lojtar më pak.

  • 99′ GOL! Karaçiç barazon me kokë për 1:1, duke i dhënë Hajdukut epërsinë totale 3:2.

  • 109′ GOL! Qardaku shënon gol spektakular nga distanca për Dinamon, duke e kaluar ekipin vendas në epërsi 2:1.

  • 111′ GOL! Berisha përfiton nga hutimi i mbrojtjes dhe shënon për 3:1, duke vulosur përmbysjen dhe kualifikimin e Dinamos.

Pavarësisht se luanin me një lojtar më pak, futbollistët e Hajdukut luftuan deri në fund për të arritur barazimin, por pa mundur të krijojnë ndonjë rast të rrezikshëm në minutat e fundit të shtesës.

Ndërrimet dhe kartonët:

  • Dinamo bëri disa zëvendësime kyçe: Berisha, Beoje dhe Qardaku hynë në vend të Vilës, Gassamës dhe Qefalisë.

  • Hajduku aktivizoi Rebiçin, Sigurin, Melnjakun dhe të tjerë, ndërsa kartonë të verdhë morën Ivushiç, Qardaku, Aliji, Dita dhe të tjerë gjatë lojës.

Momente vendimtaresh

  • Dinamo goditi shtyllën dy herë dhe kishte disa raste të pastra, por edhe Hajduku u tregua kërcënues në disa raste.

  • Portierët, sidomos Ivushiç për Hajdukun, bënë disa pritje vendimtare.

Dinamo  triumfon në një përballje dramatike dhe emocionuese, duke kaluar me meritë në fazën tjetër të Ligës së Konferencës. Ilir Daja vazhdon të bëjë historinë në arenën evropiane me klubet shqiptare.