Dinamo do të jetë pritëse në “Elbasan Arena” për derbin e javës së 12-të ndaj Elbasanit, por këtë herë jo vetëm përballja në fushë ngjall interes – por edhe çmimet e biletave.
Java e 12-të e Superiores me tre duele interesante, derbi Dinamo – Elbasani
Në një moment kur Elbasani po kalon një formë të jashtëzakonshme, duke ndarë kreun e renditjes me Vllazninë dhe me katër fitore radhazi, Dinamo duket se ka vendosur të “mbrohet” ndryshe: me çmime të larta biletash për të frenuar tifozët vendas të Elbasanit që pritet të jenë të shumtë.
Çmimet për të ndjekur ndeshjen variojnë nga 5 deri në 30 euro — një shumë jo e zakontë për futbollin shqiptar, sidomos në një qytet si Elbasani, ku pritshmëritë për pjesëmarrje masive janë të larta. Ndoshta kjo strategji mund t’i kthehet edhe në favor Dinamos në aspektin financiar, nëse tifozët verdheblu vendosin ta mbështesin ekipin pavarësisht kostos së lartë.
