Kalo te përmbajtja
Dienstag, 28 Juli 2026
Futboll Vendi

Dinamo mposht Vorën dhe vijon ndjekjen drejt kreut

Dinamo ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Vorës, duke triumfuar me rezultatin 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në “Arenën e Demave”, në kuadër të javës së radhës në Kategorinë e Parë.

Standings provided by Sofascore

 

Skuadra e trajnerit Ilir Daja dominoi pjesën e parë të takimit, duke krijuar disa raste të rrezikshme, por goli erdhi vetëm në minutat shtesë, kur Vila finalizoi një aksion të mirë për të kaluar „blutë“ në avantazh.

Pjesa e dytë ishte më e qetë për mysafirët, ndërsa vendasit provuan të reagojnë, pa arritur të rrezikojnë seriozisht portën kundërshtare. Në minutën e 77-të, Dinamo vulosi ndeshjen përmes një penalltie të realizuar nga Bregu, duke siguruar tri pikë të vlefshme në garën për kreun e renditjes.

Vora 0-2 Dinamo Vila 45’+3′, Bregu (p) 77′ 

Ndërsa nga ora 17:00 nisin dy duelet e tjera të sotme. „Derbi i Shqipërisë‘ në Shkodër ndërmjet Vllaznisë dhe Tiranës dhe Elbasani – Bylis.

 

Java e 8-të e Abissnet Superiore nis sot: Në Shkodër luhet Derbi i Shqipërisë