Kalo te përmbajtja
Wednesday, 24 June 2026
FC Drenica

Drenica: Superligë në fushë, amatorizëm dhe postime pa shije jashtë saj

Rikthimi i Drenicës në elitën e futbollit kosovar është një arritje që meriton përgëzime dhe shpresë për ringritje të klubit.

Por për të qenë vërtet pjesë e Superligës, nuk mjafton vetëm sporti në fushë – kërkohet po aq seriozitet edhe jashtë saj, përcjellë “Kërlaçki”.

Postimi zyrtar i klubit, i formuluar thjesht si “Kërkesë për ofertë! Apartamente luksoze me qera”, lë shumë për të dëshiruar.

Nëse synimi është i klubit nga Skenderaj është të jetë klub modern dhe i respektuar, është koha që edhe komunikimi publik të pasqyrojë profesionalizëm dhe standarde më të larta.

IMG 2875 scaled