
CFR Cluj vazhdon të jetë në kërkim të përforcimeve, pasi trajneri Dan Petrescu është i pakënaqur me gjendjen aktuale të skuadrës, ndërsa në listën e largimeve është ai i Drilon Islamit.
I transferuar si lojtar i lirë këtë verë, kosovari 24-vjeçar nuk ka luajtur asnjë minutë për CFR-në këtë sezon, madje nuk është paraqitur as në ndeshje e fundit miqësore.
Sipas mediumit rumun, Fanatatik.ro, Ballkani – ish-kundërshtari i Clujit në Ligën e Konferencës – është shumë i interesuar për ta rikthyer atë në futbollin kosovar.
Dy klubet kanë pasur bashkëpunim të mirë vitet e fundit, gjë që e rrit mundësinë e arritjes së marrëveshjes.
Islami madje nuk është më pjesë e listës së 37 lojtarëve të publikuar në faqen zyrtare të klubit, dhe drejtuesit e CFR-së po shqyrtojnë opsionet për largimin e tij.