Drita kërkon fitoren e parë, Drenica synon këndelljen

Drita dhe Drenica do të përballen sot nga ora 15:00 në Gjilan, në një ndeshje të mbetur të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës.
Kjo sfidë ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të kampionëve në garat evropiane gjatë verës, përcjellë “Kërlaçki”.
Skuadra e Dritës vjen në këtë ndeshje me presionin për të marrë fitore, pasi starti i kampionatit nuk ka qenë në nivelin e pritjeve.
Bardhekaltërit synojnë të kthehen menjëherë te rezultatet pozitive dhe të afrohen me kreun e tabelës.
Nga ana tjetër, Drenica po ashtu ka nevojë për pikë pas ndeshjeve të para jo të suksesshme.
Kuqezinjtë do të kërkojnë të shfrytëzojnë çdo rast për të ndalur kampionin në fuqi dhe për të rikthyer besimin brenda skuadrës.
Prandaj, pritet një ndeshje e luftuar në të gjitha aspektet, me Dritën që do të synojë dominimin dhe me Drenicën që do të mundohet të befasojë.
Rezultati i kësaj sfide mund të ketë ndikim të rëndësishëm në moralin dhe objektivat e të dyja skuadrave për vazhdimin e kampionatit.


