Drita

FC Drita

Shorti i fazës “play-off” në Ligën e Evropës është hedhur sot në Nyon, ku Drita ka mësuar kundërshtarin e mundshëm.

Nëse arrin ta eliminojë FCSB-në e Rumanisë, skuadra nga Gjilani do të përballet me Aberdeenin nga Skocia.

Ndeshja e parë e “play-offit” do të zhvillohet më 21 gusht në Skoci, ndërsa kthimi më 28.

Screenshot 2025 08 04 131431
Shorti në Nyon

Ky do të ishte një tjetër kapitull historik për klubin kosovar në arenën evropiane.

Drita aktualisht është në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.