Mike Arthur dhe Morris Fuseini

Mike Arthur dhe Morris Fuseini

Klubi i Dritës ka prezantuar sot dy lojtarë të rinj nga Gana, Mike Arthur dhe Morris Fuseini, të cilët do t’i bashkohen ekipit për pjesën e mbetur të sezonit.

Mike Arthur, 18-vjeçar, vjen nga akademia United Black Eagles Sporting Club dhe luan si sulmues i krahut të djathtë. Ndërsa Morris Fuseini, 19 vjeç, ka qenë pjesë e ekipit Pro Players Soccer Academy në Premierligën e Ganas dhe luan si mbrojtës i djathtë.

Marrëveshja me të dy lojtarët është arritur gjatë afatit kalimtar të verës, por prezantimi i tyre është vonuar për shkak të procedurave të vizave. Tashmë ata janë prezantuar zyrtarisht nga drejtori sportiv, Valon Zymberi, dhe kanë filluar stërvitjet me skuadrën.

Drita pas barazimit në xhiron e parë të enjtën në Tampere të Finlandës me KuPS në kuadër të Ligës së Konferencës, të hënën zhvillon derbin e madh me Gjilanin.