Kalo te përmbajtja
Mittwoch, 29 Juli 2026
Futboll Vendi

Dukagjini emëron Ndue Përgjokajn si kryetrajner të ri

Pas dorëheqjes së Ismet Munishit dhe stafit të tij teknik, KF Dukagjini ka vepruar shpejt për të zyrtarizuar pasuesin në bankinën e ekipit.

Ndue PergjokajKlubi nga Klina ka vendosur që t’i besojë drejtimin e skuadrës një emri nga radhët e veta – Ndue Përgjokaj, i cili më parë ka punuar si trajner në kategori të ndryshme brenda strukturës së klubit, ndërsa shumë më parë, Përgjokaj kishte punuar edhe në FC Prishtina si trajner i kategorive të reja dhe FCF Prishtina.

Në komunikatën zyrtare të klubit thuhet:
KF Dukagjini njofton se Ndue Përgjokaj është emëruar kryetrajner i ekipit të parë. Përgjokaj ka qenë pjesë e stafit teknik të klubit gjatë kësaj periudhe, ku ka treguar profesionalizëm, përkushtim dhe njohje të mirë me grupin dhe mënyrën e punës në klubin tonë.”

Klubi i uron suksese trajnerit të ri dhe shpreh besimin se ai do të kontribuojë në vazhdimësinë e projektit dhe në arritjen e objektivave sezonalë.