Dukagjini pret Gjilanin, dhjetë përballjet e fundit dhe rezultatet mes tyre

Dukagjini - Gjilani

Dukagjini pret Gjilanin në kuadër të javës së dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës, në një ndeshje që tradicionalisht ka sjellë rivalitet të madh dhe pritet të ofrojë emocione edhe sonte.

Statistikat e përballjeve të fundit tregojnë se ky duel është tejet i baraspeshuar: në dhjetë ndeshjet e fundit, katër prej tyre kanë përfunduar pa fitues – barazimi është rezultati më i shpeshtë.

Përveç kësaj, të dy skuadrat kanë regjistruar nga tri fitore, duke e bërë këtë përballje edhe më intriguese.

pamje nga ndeshjet gjilani dukagjini

Gjilani ka katër ndeshje rresht që nuk ka arritur të mposhtë Dukagjinin – me dy barazime dhe dy humbje kundër klinasve.

Megjithatë, kujtimi i fundit i fitores së “Skifterave” daton nga maji i vitit 2024, kur triumfuan në Klinë me rezultat 4-2.

Në javën e parë të kampionatit, as Ismet Munishi e as Ardian Nuhiu nuk arritën të gjejnë fitoren. Dukagjini pësoi humbje dramatike 3-2 në udhëtim te Prishtina, ndërsa Gjilani ndau pikët në shtëpi kundër Ballkanit pas një barazimi 1-1.

munishi
munishi

Kjo ndeshje vjen si test i rëndësishëm për të dy trajnerët, që kërkojnë fitoren e parë sezonale dhe për të dhënë një sinjal të qartë për ambiciet e tyre në këtë edicion.

10 ndeshjet e fundit mes gjilanit dhe dukagjinit