Dy çerekfinalet e fundit sjellin përplasje të mëdha: Finlandë – Gjeorgji dhe Gjermani – Slloveni

ger-slo
ger-slo

Pasi eliminuan rivalë të mëdhenj si Serbia dhe Franca, Finlanda dhe Gjeorgjia përballen sot në një ndeshje vendimtare për gjysmëfinale, ku përplasja mes stilit të shpejtë nordik dhe forcës fizike kaukaziane premton dramë deri në sekondën e fundit. Ndërkohë, Gjermania hyn si favorite absolute kundër një Sllovenie që jeton me shpresën e Luka Donçiç – pas një shfaqjeje legjendare kundër Italisë.

Çerekfinalet e EuroBasket 2025 nuk janë vetëm sfida për trofe, por përballje karakteri, fryme dhe spektakli europian.

Finlanda mbështetet te forma brilante e Lauri Markkanen, i cili ka qenë i pandalshëm me mesatare 26 pikë për ndeshje dhe vendosi sfidën ndaj Serbisë me një treshe vendimtare të Elias Valtonen. Ndërsa Georgia, e udhëhequr nga Tornike Shengelia dhe Kamar Baldwin, jo vetëm që tronditi Francën, por u shpërblye edhe financiarisht nga shteti, një tregues i peshës që ka ky sukses për vendin.

Në përballjen tjetër, Gjermania ka dominuar çdo fazë të turneut me efikasitet dhe organizim, por përballë do të ketë një Donçiç të papërmbajtshëm, i aftë të ndryshojë fatin e çdo loje me talentin e tij të rrallë.

Çerekfinalet e sotme, orari:

Finlandë – Gjeorgji – 16:00

Gjermani – Slloveni – 20:00