Dy duele në Superligë dhe shtatë në Ligën e Parë: Fundjavë e nxehtë në futbollin kosovar, pavarësisht shiut

Llapi - Ferizaj
Llapi - Ferizaj

Edhe pse moti me shi ka mbuluar shumicën e territorit të Kosovës, kjo e diel pritet të sjellë ndeshje të zjarrta në futbollin vendor, me dy duele në Superligë dhe plot shtatë në Ligën e Parë.

Pas fitores së djeshme të Prishtinës, sot është radha e Dritës që të kërkojë tri pikët ndaj Ferizajt. Skuadra nga Gjilani ka vetëm një objektiv — fitoren. Mbetet të shihet nëse lodhja nga barazimi kundër Omonias do të ndikojë në paraqitjen e sotme, ndërkohë që Ferizaj, me paraqitjet e fundit, ka treguar shenja stabiliteti dhe do të kërkojë të befasojë.

Ndërkohë, Llapi ka treguar formë në përmirësim me tri ndeshje pozitive radhazi dhe sot do të synojë të vazhdojë këtë seri. Në anën tjetër, Drenica që vjen pas tre humbjesh radhazi, ka nevojë urgjente për reagim për të shmangur krizën.

Të dy takimet e Superligës nisin sot nga ora 13:00, duke premtuar emocione të forta për adhuruesit e futbollit.

Ndërsa Kërlaçki do të përcjellë çdo ndryshim rezultati.