Screenshot 2025-10-18 095456

Pas pushimit ndërkombëtar, Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet sot (e shtunë) me dy ndeshje interesante sipas programit të javës së re.

Në Lipjan, Prishtina e Re do të jetë nikoqire e Gjilanit, ndërsa në Gjilan, kampioni në fuqi Drita pret Malishevën në një sfidë që pritet me interes të madh.

Skuadra e Prishtinës së Re do të kërkojë sot fitoren e parë pas pesë ndeshjesh pa triumf — periudhë në të cilën ka regjistruar katër humbje dhe një barazim.

Prishtina e Re
Prishtina e Re

Edhe Gjilani ndodhet në një formë jo të mirë, pasi në pesë takimet e fundit ka vetëm një fitore dhe katër humbje, përfshirë edhe disfatën në derbin lokal ndaj Dritës.

Në përballjen tjetër të ditës, Drita do të mundohet ta vazhdojë ecurinë pozitive pas dy fitoreve radhazi, ndaj Dukagjinit dhe Gjilanit.

KuPS - Drita 1-1
KuPS – Drita 1-1

Në anën tjetër, Malisheva do të kërkojë të reagojë pas humbjes në xhiron e kaluar ndaj Llapit dhe të rikthehet te tri pikët.

Të dyja ndeshjet janë paraparë të nisin me fillim nga ora 13:00.