
Barcelona dhe Manchester United kanë arritur një marrëveshje për huazimin e sulmuesit Marcus Rashford (27), një prej lojtarëve më të rëndësishëm të klubit anglez. United ka pranuar ofertën e Barcelonës, e cila përfshin një opsion blerjeje të kartonit në fund të sezonit, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano, përcjellë Kërlaçki.
Rashford donte vetëm Barcelonën
Marrëveshja verbale tashmë është arritur dhe kanë mbetur vetëm disa detaje të fundit, kryesisht rreth pagës së lojtarit dhe mënyrës së pagesës së mundshme të klauzolës së blerjes. Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka nisur tashmë planifikimin për kontrollin mjekësor të Rashfordit, i cili pritet të zhvillohet javën që vjen. Manchester United pritet t’i japë së shpejti dritën jeshile për udhëtimin e tij drejt Spanjës.
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka miratuar gjithashtu transferimin e sulmuesit anglez, dhe klubi katalanas e ka pritur me entuziazëm këtë zhvillim. Sipas burimeve, Rashford ka treguar që prej janarit se dëshiron vetëm Barcelonën, gjë që ka lehtësuar ndjeshëm bisedimet.
Kush është Marcus Rashford?
Marcus Rashford (26) e nisi karrierën në akademinë e Manchester United, ku debutoi me ekipin e parë në vitin 2016. Që në ndeshjet e para spikati me paraqitjet dhe golat e tij, duke u bërë një nga figurat simbol të klubit anglez.
Me fanellën e United ka zhvilluar mbi 380 ndeshje dhe ka shënuar më shumë se 125 gola. Gjatë karrierës së tij në klub ka fituar FA Cup, Carabao Cup, Community Shield dhe Europa League. Përveç arritjeve në fushë, Rashford është një figurë e dalluar edhe jashtë saj, veçanërisht për angazhimin humanitar në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar.
Në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar ai ishte në huazim te Aston Villa, ku në 17 ndeshje realizoi katër gola dhe dhuroi gjashtë asistime. Në total me Manchester United ka 426 paraqitje, 138 gola dhe 77 asistime. Sipas Transfermarkt, vlera e tij aktuale është rreth 50 milionë euro.