Skuadra e Ferizajt ka udhëtuar sot drejt Banskos, Bullgari, për të vazhduar fazën përgatitore në prag të edicionit të ri 2025/26 në Superligën e Kosovës.
Pas përfundimit të fazës së parë në Ohër, ekipi ka zgjedhur Banskos si destinacionin ideal për vazhdimin e përgatitjeve, falë kushteve të favorshme klimatike dhe infrastrukturës moderne për stërvitje intensive.
Gjatë qëndrimit në Bullgari, janë planifikuar tri ndeshje miqësore – njofton klubi – që do t’i shërbejnë stafit teknik për të testuar formën fizike dhe teknike të lojtarëve, si dhe për të forcuar kohezionin brenda grupit.
Nën drejtimin e trajnerit Arsim Abazi dhe stafit të tij, skuadra do të punojë me përkushtim të plotë për të arritur formën optimale para nisjes së sezonit të ri.
Ferizaj vazhdon të ndërtojë me seriozitet një skuadër konkurruese që synon paraqitje dinjitoze në kampionat.
