Ndeshja hapëse e javës së 12-të të AlbiMall Superligës: Ballkani – Ferizaj, statistikat

Dy skuadrat vijnë nga fitore të pastra pas javës së 11-të.

Ballkani, pas fitores 5-0 në Malishevë dhe dështimit të Prishtinës në Podujevë, tani është larg vetëm 3 pikë. Tre herë kampionët, pas një viti mungesë titulli, siç duket, për momentin, pas Prishtinës, duke qenë se Drita për momentalisht ka ngelur, u janë rritur apetitet tej mase edhe për titullin e 4-të.
Me mbrojtjen bindshëm më stabile në ligë me vetëm 7 gola të pësuar, me më së paku humbje në kampionat – vetëm 1, tani radhën e ka Ferizaj, të cilët po ashtu vijnë pas fitores me Prishtinën e Re (3-0).
Brenda, “portokallinjtë” kanë tre fitore e dy barazime, ndërsa s’kanë pësuar që nga ndeshja me Llapin (!) më 17 maj kundër Llapit.
Ndeshjen e parë në Ferizaj e pati fituar Ballkani, 3-1.
Në anën tjetër, Ferizaj si mysafir ka vetëm një fitore kundër Prishtinës së Re në fushë neutrale në Lipjan dhe një barazim me Llapin në Podujevë.
Në përballjet direkte nga viti 2018, në 15 përballje, Ballkani ka 9 fitore të fundit, Ferizaj ka 3 fitore, para se të humbte rresht 9 herë. Ferizaj nuk fiton me Ballkanin që nga viti 2019 në Suharekë. Po atë vit dhe një vit më herët, kishte arritur edhe dy fitore të tjera. Tre ndeshje janë baras, që të trija në Ferizaj.



