Edhe Kastrioti eliminohet nga garat ndërkombëtare

KH Kastrioti - Red Boys Differdange
KH Kastrioti - Red Boys Differdange

Kastrioti i Ferizajt ka përfunduar rrugëtimin në arenën ndërkombëtare, duke u eliminuar në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Përballë kampionit të Luksemburgut, Red Boys Differdange, skuadra ferizajase pësoi humbje në të dy ndeshjet.

KH Kastrioti - Red Boys Differdange
KH Kastrioti – Red Boys Differdange

Pas disfatës 31:28 në ndeshjen e parë të zhvilluar të premten në Lipjan, Kastrioti u mposht sërish të shtunën në shtëpi, kësaj radhe me rezultat 29:26.

Pjesa e parë e takimit në Ferizaj ishte e baraspeshuar dhe përfundoi në barazim 15:15. Në fraksionin e dytë, vendasit nisën më mirë, por Differdange përmbysi rezultatin dhe krijoi një epërsi që e mbajti deri në fund.

Jeton Bislimi dhe Alban Haziri ishin më efikasët për Kastriotin me nga gjashtë gola secili. Adonit Isufi dhe Festim Mustafa kontribuuan me nga katër gola, ndërsa portieri Wadi Chebbi regjistroi dhjetë pritje.

Pas përfundimit të aventurës evropiane, Kastrioti do të përqendrohet tashmë në garat vendore.

KH Kastrioti - Red Boys Differdange
KH Kastrioti – Red Boys Differdange