Zum Inhalt springen
Egnatia

Egnatia – viti i tretë rresht në Evropë

Von
1 Min. Lesezeit

Kampionët e Shqipërisë, Egnatia nga Rrogozhina, sot në fushën e saj “Arena Egnatia”, për herë të 3-të rresht zbresin në Evropë në ndeshjen e 7-të ndërkombëtare.

Egnatia pret Breidablik të Islandës nga ora 21:00 në transmetim të drejtpërdrejt në Super Sport.

Mungesa e përvojës s’është më arsyetim

Skuadra e prirë nga kryetrajneri Edlir Tetova, ka arritur dy tituj rresht në Shqipëri, por në tre pjesëmarrjet e para evropiane, kaloi pa lënë gjurmë, nga tre pjesëmarrje dhe gjashtë ndeshje të zhvilluara, ka arritur dy fitore, dy barazime dhe dy humbje, përcjellë Kërlaçki.com.

Në fakt kundërshtarët s’ishin asfare, por përvoja e rrogozhinasve ishte shumë e pakët.

Eliminimet me dy barazime në Conference më 2023 nga Ararat e Armenisë, eliminimi nga serbët e Bosnjës së Borac Banja Llukës vitin e kaluar në Champions, po nga penalltitë, e pastaj edhe nga Vikingur Reykjavik në Conference, tregonte vetëm papjekuri.

Andaj, pjesëmarrja e tretë rresht, duhet ta këtë këndellur skuadrën sipmatike të Shqipërisë së mesme. Tash më përvoja ekziston dhe Breidablik, sa do skuadër shumë me përvojë në garat evropiane (11 pjesëmarrje), kualiteti duhet të ishte aty-aty i barabartë, thekson, Kërlaçki.com

Breidablik pjesëmarrëse në grupe, por pa lënë gjurmë

Megjithatë, islandezët e kanë përvojën e grupeve, kur në edicionin 2023/24 ishin kualifikuar në Conference League, por pa arritur as edhe një barazim ndaj Gentit belg, Maccabit të Tel Avivit izraelit dhe Zorya Luhanskut ukrainas, nga gjastë ndeshje – po aq humbje.
Ndërsa vitin e kaluar ishin eliminuar nga skuadra jonë, Drita, në dy ndeshjet, 2-1 dhe 1-0.

Teilen: Facebook X