Liridon Fetahaj
Futbollisti anësor i spikatur, kthehet aty ku kishte nisur karrierën, në Liri të Prizrenit, skuadër pretendente për rikthim në Superligën e Kosovës pasi që këtë edicion dështuan në gjysmëfinale të barazhit kundër Vushtrrisë.
Fetahaj ka pasur paraqitje në të kaluarën edhe për FC Prishtina, ndërsa në edicionin e fundit, me gjithë formën jashtëzakonisht të lartë, nuk ia dolën të qëndronin në Superligë me debutuesit e FC Suhareka.
Fetahaj në edicionin e fundit ka regjistruar 36 ndeshje, 6 gola të realizuar dhe 9 asistime. Kështu që megjithëse 33-vjeç, Fetahaj me eksperiencën e tij do të jetë ndihmë e madhe për trajnerin, Klodian Duro.