Ekskluzive: Vushtrria bëhet me portier, Ilir Dobjani gardiani i ri i “Forcës”

Ilir Dabjani
Ilir Dabjani

Ilir Dobjani ka arritur marrëveshe me skuadrën pretendente për rikthimin në Superligë, FC Vushtrria. Megjithëse ende nuk ka ardhur zyrtarizimi, ish-portieri i Egnatiasë, tash më po stërvitet me skuadrën e kaltër vushtrriase, njofton Kërlaçki.

ilir dabjani
ilir dabjani

FC Vushtrria dhe drejtuesit e saj janë duke punuar në heshtje, për të rikonstruar ekipin për sezonin e ri. Me gjithë largimin dy sulmuesve Urim Statovcit (i lirë) dhe Drilon Fazliut në Prishtina e Re, Edmond Likaj dhe portierit Arlis Shala, ekipi i drejtuar nga Drejtori sportiv, Liridon Ahmeti dhe kryetrajneri Armend Dallku janë duke projektuar skuadrën për vazhdimin e garave n Ligën e parë, kompeticion që këtë vit do të jetë më i forti në historinë e futbollit të Kosovës.

ebrima jatta
ebrima jatta

Vushtrria deri tani ka ofruar Ebrima Jatta nga KF Dukagjini, ndërsa afrimi i portierit 24-vjeç, Ilir Dobjani, i cili kishte luajtur në kualifikimet e Ligës së kampionëve me kampionët e Shqipërisë, Egnatia, është goditje e qëlluar, konstaton Kërlaçki.