Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, barazim pa gola

Elbasani dhe Teuta kanë ndarë nga një pikë në javën e pestë të Abissnet Superiore, duke u ndarë në barazim 0-0 në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”.
Të dy skuadrat mbeten të pamposhtura në kampionat, por këtë herë nuk arritën të shënonin, përkundër përpjekjeve dhe dueleve të shumta në mesfushë.
Ndeshja u karakterizua nga shumë kujdes në mbrojtje dhe konfuzion në fazën sulmuese nga të dyja palët. Rastet për shënim ishin të rralla, ndërsa loja shpeshherë u ndërpre për shkak të faulleve. Më pranë golit ishte Teuta, kur në minutën e 25-të Maçolli goditi traversën me një gjuajtje nga distanca.
Në fund, barazimi i shërbeu të dy skuadrave për të ruajtur ecurinë pozitive, duke qëndruar në zonën e sipërme të tabelës dhe duke konfirmuar ambiciet për këtë sezon.
Dinamo ringjallet në derbi, Bylisi shkelmon Partizanin – javë tensioni në Superiore

