Zum Inhalt springen
WhatsApp Image 2025 11 03 at 7.04.02 PM

Elbasani fiton në Vlorë dhe ngjitet në krye – Dinamo dhe Teuta ndahen pa gola

Von
2 Min. Lesezeit

Superliga shqiptare vazhdoi me duelet e javës së 10-të, ku Elbasani shënoi një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Flamurtarit, ndërsa Dinamo dhe Teuta nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në “Elbasan Arena”.

Flamurtari 0-1 Elbasani – Verdheblutë marrin kreun në Vlorë

Në një atmosferë të zjarrtë në stadiumin e Vlorës, Elbasani arriti të mposhtë Flamurtarin me rezultatin minimal 1-0, falë një goli me kokë të Lajthisë në minutën e 61-të. Sfida nisi me vonesë për shkak të flakadanëve në tribunat vendase, ndërsa momentet e tensionit nuk munguan as në fushë, as jashtë saj.

Flamurtari pati disa raste të mira për të barazuar, veçanërisht me Diavara dhe Oshafin, por portieri Janaçek dhe mungesa e saktësisë në finalizim i mohuan golin. Episod i diskutueshëm u shënua në minutën e 81-të kur gjyqtari Doda akordoi penallti për vendasit, por pas rishikimit në VAR, vendimi u anulua.

Në fund, Elbasani doli me tri pikë të arta nga një transfertë e vështirë, duke marrë përkohësisht kreun e renditjes, ndërsa Flamurtari duhet të rikuperojë në javët e ardhshme për të mbetur në garë për titull.

WhatsApp Image 2025 11 03 at 7.04.03 PM

Dinamo 0-0 Teuta – Protesta dhe kartonë, por pa gola

Në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”, Dinamo dhe Teuta nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, ndonëse krijuan disa raste të pastra për gol. Të dyja skuadrat hynë në fushë me objektiva të qarta: Dinamo për të ruajtur formën pozitive dhe Teuta për të lënë pas humbjen e fundit ndaj Egnatias.

Ndeshja u karakterizua nga përplasje fizike, kartonë të shumtë dhe tensione, përfshirë edhe një episod të diskutueshëm në minutën e 66-të kur dinamovitët kërkuan karton të kuq për Përgjonin, por gjyqtari vendosi vetëm të verdhë. Më pas, Dinamo mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit të Maliqit me karton të dytë të verdhë për simulim.

Mungesa e saktësisë në finalizim dhe ndërhyrjet vendimtare të portierëve, veçanërisht nga Teqja për Teutën dhe Selmani për Dinamon, bënë që sfida të mbyllet pa gola, duke ndarë nga një pikë për secilën skuadër.

 

Standings provided by Sofascore

Teilen: Facebook X