Emin Baliqi është rikthyer – Trepça me sfidën e konsolidimit pas një viti të dështuar

Emin Baliqi
Emin Baliqi - prezantimi në Trepça

Emin Baliqi ikona e dutbollit në Mitrovicë, futbollist që la nam me Trepçën ’89 ku nisi, Prishtinën ku e vazhdojë, kampion me Trepçë për herë të dytë në histori kur u shpallë


Vendimi për të marrë drejtimin e Trepçës mbështetet më shumë në pasion sesa në llogaritje, tha kryetrajneri i moçëm dhe i ri i Trepçës, Emin Baliqi, për Kërlaçki.com


“Vendimi i zemrës ka më shumë rëndësi sesa llogaritjet që bëhen si trajner para se ta marrin ekipin. Nuk është Trepça e vitit të kaluar; ekipi po konsolidohet dhe jemi duke u munduar të krijojmë një ekip mesatar, por edhe pretendues. Trepça është një emër i madh, por do të jetë e vështirë që të arrijmë ambicien që kishim vitin e kaluar. Shpresojmë të ngremë nivelin për t’u përballur me ekipet pretendente”, tha Baliqi për Kërlaçki.com.

Në këtë edicion, Liga e parë është unike me 18 skuadra, dhe realisht, do të jetë brutale, me skuadrat më legjendare dhe ikonike në futbollin e Kosovës, me Besën 3-herë kampion i Kosovës, po aq tituj ka Feronikeli, dy tituj Trepça dhe nga një titull kampioni, Vushtrria, Liria dhe Trepça ’89, duke e llogaritur klubin e madh gjakovar, Vëllaznimi.