Endrick i hap derën spekulimeve për të ardhmen e tij te Real Madrid
Ylli brazilian, Endrick, ka shmangur të bëjë komente të qarta në lidhje me të ardhmen e tij te Real Madrid. Në një intervistë për median braziliane “ge.globo”, ai ka theksuar se ende nuk di se çfarë do të ndodhë me të gjatë muajit janar. “Nuk e di se çfarë do të ndodhë në janar. Thjesht kërkoj të bëj më të mirën për karrierën time. Madridi është një qytet i mrekullueshëm, por unë do të bëj gjithmonë atë që është më e mira për të ardhmen time,” ka deklaruar sulmuesi 20-vjeçar.
Pas një sezoni të suksesshëm si huazim te Olympique Lyon, ku ai luajti në 21 ndeshje zyrtare, shënoi tetë gola dhe bëri po aq asistime, Endrick ka një nostalgji të thellë për eksperiencën e tij në Francë. Ai ka shprehur dëshirën për të vazhduar të luajë dhe për të ndihmuar skuadrën e tij. “Jam ende 20 vjeç dhe do të pres për të parë se çfarë do të ndodhë. Dua thjesht të luaj, të jem i lumtur dhe të ndihmoj shokët e mi të ekipit. Të shënoj gola dhe të krijoj mundësi, ashtu siç bëra te Lyon – kjo ishte një nga gjërat më të mira që më janë ndodhur ndonjëherë, dhe një nga momentet ku kam qenë më i lumtur,” ka përfunduar ai.
Endrick vazhdon të mbetet një emër i rëndësishëm në botën e futbollit dhe tërheq vëmendjen e mediave dhe tifozëve, duke lënë hapur mundësinë për të ardhmen e tij në La Liga.