Bashkimi

#post_seo_title

Është mbyllur java e tretë e kampionatit elitar në Maqedoninë e Veriut. Bashkimi 1947 ka shënuar fitoren e parë para tifozëve të vet këtë sezon, duke mposhtur Tikveshin 3:1 në Kumanovë.

Ndërkohë, në Tetovë, Shkëndija u ndal në barazim pa gola ndaj Arsimit të Çegranit. “Kuqezinjtë” duket se kishin mendjen më shumë te ndeshja kthyese e play-offit të UEFA Europa League kundër bullgarëve të Ludogoretsit, ku pritet të vendoset fati i kualifikimit.

Java e 3-të e 1. MFL – Rezultatet

Bashkimi – Tikveshi 3:1
Pelisteri – Shkupi 2:0
Shkëndija – Arsimi 0:0
Sileks – Makedonija GP 3:0
Vardar – Brera Strumica 2:2
Struga – Rabotniçki 2:0

Tabela e klasifikimit pas javës së tretë (1. MFL – Maqedonia e Veriut)

Pozita Skuadra N F B H Gola DG Pikë
1. Sileksi 3 3 0 0 11:0 +11 9
2. Struga 3 3 0 0 6:1 +5 9
3. Shkëndija 3 2 1 0 8:2 +6 7
4. Vardari 3 2 1 0 8:4 +4 7
5. Bashkimi 3 2 1 0 6:2 +4 7
6. Pelisteri 3 2 0 1 5:5 0 6
7. Arsimi 3 0 2 1 2:3 -1 2
8. Tikveshi 3 0 1 2 2:5 -3 1
9. Rabotniçki 3 0 1 2 0:4 -4 1
10. Brera Strumica 3 0 1 2 3:9 -6 1
11. Makedonija GP 3 0 0 3 1:8 -7 0
12. Shkupi 3 0 0 3 1:10 -9 0