EuroBasket 2025: U përcaktuan çiftet e fazës së tetës së finales

EuroBasket 2025
EuroBasket 2025

Pas fitores së Greqisë ndaj Spanjës (90-86) dhe triumfit dramatik të Belgjikës kundër Polonisë (70-69), është kompletuar faza e grupeve dhe tashmë dihen të gjitha përballjet e fazës së 1/8-së.

Spanja, kampionia në fuqi, është eliminuar që në grupe, ndërsa Bosnja e Hercegovina përfundoi e treta dhe do të përballet me Poloninë.

Programi i 1/8-ve të EuroBasket 2025:

Të shtunën:

  • Turqia – Suedia (11:00)

  • Gjermania – Portugalia (14:15)

  • Lituania – Letonia (17:30)

  • Serbia – Finlanda (20:45)

Të dielën:

  • Polonia – Bosnja dhe Hercegovina (11:00)

  • Franca – Gjeorgjia (14:15)

  • Italia – Sllovenia (17:30)

  • Greqia – Izraeli (20:45)

Fituesit e këtyre dueleve do të sigurojnë një vend në çerekfinale, ku tashmë pritet të ketë përballje mjaft të zjarrta.