FCK

FCK

F.C. Copenhagen, kampioni aktual i Danimarkës, mbetet pa dyshim një nga klubet më të organizuara dhe më ambicioze në Skandinavi. Nën drejtimin e trajnerit Jacob Neestrup, i cili mori stolin në shtator 2022, skuadra ka arritur suksese të menjëhershme – duke fituar Superligën daneze, Kupën e Danimarkës, si dhe duke u kualifikuar në fazën me eliminim të UEFA Champions League për herë të parë pas një dekade.

Viborg - Copenhagen 2-3
Nga ndeshja e fundit, të premten: Viborg – Copenhagen 2-3

Me një vlerë të përgjithshme tregu prej rreth 92 milionë euro, FCK renditet si skuadra më e shtrenjtë në Danimarkë dhe ndër më të vlerësuarat në të gjithë rajonin nordik. Lojtari më i çmuar i ekipit është portieri kroat Dominik Kotarski, i vlerësuar me 9 milionë euro, ndërsa transferimi më i bujshëm i verës është sulmuesi i talentuar Youssoufa Moukoko, i cili iu bashkua klubit nga Borussia Dortmund për një shumë që tejkalon 5 milionë euro.

Ky stabilitet financiar dhe teknik e bën Copenhagen një kundërshtar të frikshëm për çdo ekip në Evropë – dhe një model për t’u ndjekur në rajonin nordik. Me një stadium modern si Parken dhe një strategji të qartë zhvillimi, FCK mbetet një klub që synon rregullisht prezencën në garat evropiane.

Drita
Nga ndeshja e fundit e Dritës, të martën në Luksemburg

Drita përball ekipit milionësh

Copenhagen dhe Drita do të përballen nesër në një sfidë që premton emocione dhe ritëm të lartë, sidomos nga skuadra vendase. Skuadra daneze, me një vlerë tregu prej mbi 90 milionë euro dhe me yje në skuadër, hyn në këtë duel si favorit absolut. Por Drita, duhet të tregoj shpirtin garues dhe pa presionin e favoritit, duhet të kërkoj të befasojë dhe të shkruajë historinë në një nga stadiumet më të mëdha të Europës “Parken Stadium”. Përballja nis nesër në mbrëmje dhe fillon nga ora 19:00.

Drita në Kopenhagë