18. September 2026

FC Drita ka caktuar çmimin e biletave për Evropë

FC Drita

Skuadra kampione e Kosovës pritet mos t’i ndryshoj çmimet as në raundet tjera

Klubi i futbollit Drita, ka njoftuar tifozët për çmimin e biletave për ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Champions League kundër FC Differdange të Luksemburbut e cila zhvillohet të martën nga ora 20:00 në “Fadil Vokrri”.

Biletat: Drita – FC Differdange 03

Çmimet e biletave janë të përshtatura për çdo kategori:

  • Veri: 3 euro

  • Lindje: 5 euro

  • Perëndim: 10 euro

  • VIP: 20 euro (përfshin katering all inclusive)

Biletat do të dalin në shitje fizikisht nesër, e diel, duke filluar nga ora 13:00, para Teatrit të Qytetit në Gjilan.

Përveç kësaj, ditën e ndeshjes, bileta do të jenë në dispozicion edhe në tri pika të ndryshme pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, duke e bërë më të lehtë për çdo tifoz që të sigurojë vendin e tij.

Lini një Koment