Zum Inhalt springen
Assane Diatta

FC Malisheva prezanton përforcimin e ri: Assane Diatta vjen për të rritur cilësinë në sulm

Von
2 Min. Lesezeit

FC Malisheva ka bërë të ditur afrimin më të fundit në merkato, duke prezantuar sulmuesin e krahut Assane Diatta, një përforcim që synon të shtojë intensitetin dhe cilësinë në repartin ofensiv të skuadrës.

25-vjeçari senegalez vjen nga një sezon me Gostivarin në Maqedoninë e Veriut, ku spikati me paraqitjet e tij dinamike në krah. Klubi e ka pritur me entuziazëm afrimin e tij, duke theksuar se Diatta do t’i japë më shumë thellësi dhe opsione trajnerit në vijën e sulmit.

Profili i lojtarit – përvoja dhe ecuria në karrierë

Diatta ka nisur karrierën në vendlindje me Niayes FC në Senegal, për t’u transferuar më pas te AS Pikine, ku tërhoqi vëmendjen me lojën e tij të shpejtë në krah. Rrugëtimi i tij ka përfshirë disa skuadra në Senegal si Teungueth FC dhe Guédiawaye FC, përpara se të bëhej pjesë e klubit M. Karsiyaka në Qipron turke, në sezonin 2023/24.

Në mars të vitit 2024, ai kaloi te Gostivari në Maqedoninë e Veriut, ku luajti deri në fillim të korrikut 2025, kur mbeti lojtar i lirë. Transferimi te Malisheva është bërë si lojtar pa kontratë, dhe sipas vlerësimeve të fundit, karta e tij ka një vlerë rreth 200 mijë euro.

Aspiratat me Malishevën

FC Malisheva synon të rrisë konkurrencën dhe alternativat në fazën sulmuese, dhe ardhja e Diattas është një sinjal i qartë për objektiva më të larta në sezonin e ri. Me shpejtësinë, përvojën ndërkombëtare dhe teknikën e tij, senegalezi pritet të jetë një nga pikat kyçe të skuadrës në edicionin 2025/26.

Ndërsa skuadra e prirë nga trajneri Qatip Osmani, nga dy ndeshjet e para sezonale, ka pësuar humbje të thellë në shtëpi ndaj Prishtinës së Re (0-4) dhe ka barazuar me Ballkanin në Suharekë, 1-1.

Teilen: Facebook X