FC Prishtina 01

Sot në Nyon është hedhur shorti për fazën e 1/16-tës në UEFA Futsal Champions League, ku skuadra kosovare, kampionët e FC Prishtina 01 është caktuar të ndeshet me ekipin letonez, Riga Futsal Club.

Ky duel pritet të sjellë spektakël dhe emocione të forta në arenën evropiane. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 24 nëntor në Prishtinë, ndërsa sfida e kthimit është planifikuar për më 5 dhjetor në Riga të Letonisë.

Pas një performance historike në fazën “Main Round”, FC Prishtina 01 vazhdon rrugëtimin në mesin e 16 skuadrave më të mira të Evropës, duke shkruar një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e futsallit kosovar.