FC Prishtina edhe me dy transfere të reja

Bardhekaltrit, fituesit e Kupës së Kosovës, sot kanë prezantuar edhe dy futbollistë të rinj.

Mesfushori, Gjelbrim Taipi, 32-vjeç, te 11-herë kampionët e Kosovës është transferuar nga skuadra e kuqe e Partizanit të Tiranës. Në edicionin e fundit me skuadrën e 4-të në klasifikim, Partizani, Taipi ka zhvilluar 30 ndeshje, ka realizuar 1 gol dhe 4 asistime.

gjelbrim taipi

Ndërsa, mbrojtësi i majtë, Dion Gallapeni, i cili u shit në Widzew Lodz të Polonisë, është zëvendësuar me futbollistin nga Mali i Zi, Djordje Saletic (Gjorgje Saletiç). Futbollisti 23-vjeçar, në kryeqendrën tonë është transferuar nga dikur ish-rivalët në Jugosllavi, Sutjeska e Nikshiqit, ndërsa ka luajtur edhe për Iskra Danilovgrad po të Malit të Zi. Në sezonin e fundit ka zhvilluar 31 ndeshje kampionale dhe 4 asistime.

djordje saletic

Be the first to comment

Leave a Reply