Kalo te përmbajtja
Samstag, 18 Juli 2026
Basketboll

Talenti kosovar këput ligamentin e gjurit, jashtë parketit për disa muaj!

Lojtari i talentuar i klubit Proton Cable Prizreni, Erion Nixha, do të mungojë për një periudhë të gjatë nga parketi për shkak të një lëndimi serioz.

18-vjeçari pësoi këputje të ligamentit të përparmë (ACL) në gjurin e djathtë gjatë ndeshjes së Kosovës U18 kundër Norvegjisë, në kuadër të Kampionatit Evropian të zhvilluar në Rumani, përcjellë „Kërlaçki“.

Pas kthimit në Kosovë, kontrollet mjekësore konfirmuan dëmtimin, i cili do ta mbajë larg fushës për disa muaj.

Gjatë javës së ardhshme, Nixha do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale nga doktori i njohur sportiv, Agron Mahmuti.

Klubi Proton Cable Prizreni ka shprehur mirënjohje për drejtorin e përfaqësueses, Adriatik Rraci, për kujdesin e treguar ndaj lojtarit gjatë kohës së lëndimit.

Nga klubi janë shprehur të bindur se Nixha do të rikthehet edhe më i fortë në parket, pas periudhës së rikuperimit.

Erion Nixha
Erion Nixha