
Bujar Shabani ka qenë ndër lojtarët kryesor të ish-kampionëve të Kosovës në edicionin e fundit kur drejt Superligës u ndalën nga Llapi në ndeshjen finale të barazhit.
Mesfushori 34-vjeçar megjithatë si duket do të vazhdojë të qëndroj me vushtrriasit e kryetrajnerit, Armend Dallku.
Ditëve të kaluara është përfolur një largim i mundshëm drejt Feronikelit, rivalëve të vushtrriasve në Ligën e Parë, por si duket ka ndarë mendjen t’ju qëndroj besnik shokëve të skuadrës dhe tifozerisë, “Forca”.

Shabani iu bashkua seancave stërvitore në ditën e djeshme dhe Vushtrria gradualisht është duke e kompletuar kosturin e ekipit edhe për një mësymje tjetër drejt Superligës.
Vushtrria ka ruajtur pothuajse boshtin kryesor të sezonit të shkruar, ku vetëm penalltitë e ndanë nga Superliga e Kosovës.
Be the first to comment